Biden: Pozitiv fakti që Trump nuk do të marrë pjesë në betimin tim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden deklaroi se është një gjë e mirë fakti që Donald Trump nuk do të marrë pjesë në betimin e tij.

“Ai nuk është i aftë të shërbejë, ai është një nga presidentët më të paaftë ndonjëherë”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump deklaroi dje se nuk do të merrte pjesë në betimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden më 20 janar.

”Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në betimin e 20 janarit”, shkroi ai dje në Twitter./ATSH/

Share This Article