Schalke shijon fitoren e parë të sezonit në Bundesligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U deshën 15 javë pritje që Schalke 04 të gjente fitoren e parë në Bundesligë. Ata triumfuan bindshëm 4-0 ndaj Hoffenheimit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gelsenkirchen”.

Sulmuesi 19-vjeçar amerikan Matthew Hoppe ishte protagonist i padiskutueshëm për Schalken, pasi arriti të shënojë tre golat e parë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë, ndërsa “pokerin” e kompletoi 23-vjeçari maroken Amine Harit, i cili më herët kishte shërbyer tre asistet e golave të parë.

Kështu, Schalke shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe gjendet në vendin e parafundit në tabelë. 

Share This Article