ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 6 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 10 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 13 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 13 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump ka kompetenca për të falur protestuesit që sulmuan Kongresin

albnews by albnews
10 January, 2021
in Bota
0
Mbështetësit e Trump sulmojnë ndërtesën e Kapitol Hill
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pushteti që gëzon Presidenti amerikan për të dhënë falje, që është përdorur në një numër të madh rastesh nga Presidenti Donald Trump në javët e fundit, ka shqetësuar kritikët e tij.

Por historia tregon se faljet presidenciale kanë nxitur polemika që në krye të herës.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Lexo Edhe:

Vendimi i Kushtetueses nuk e pastron politikën

Etërit Themelues të kombit u dhanë presidentëve fuqi faljeje pothuajse absolute si një mënyrë për të zbutur ligjet penale, thotë Brian Kalt, profesor i drejtësisë në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

“Ata kanë debatuar mbi këtë çështje dhe e menduan se edhe mund të abuzohej me pushtetin, por se ishte e rëndësishme që të ekzistonte mundësia për falje, madje edhe për tradhëti ndaj kombit, sepse siç argumentoi Alexander Hamilton, mund të kishte një rebelim dhe kjo mund të ishte një mënyrë e mirë për t’i dhënë fund”.

Ky ishte rasti me faljen e parë presidenciale të lëshuar nga George Washington më 2 nëntor 1795. Presidenti i parë i Amerikës fali dy persona të dënuar me vdekje në lidhje me një kryengritje që u bë e njohur si Rebelimi i Uiskit. Ata ishin pjesë e një kryengritje të kompanive që prodhonin pije alkoolike, e që protestonin kundër një takse të lartë.

“Dhe kështu në atë rast funksionoi ashtu siç ata kishin shpresuar”, thotë zoti Kalt.

Falja e turmës

Sot ndërsa amerikanët po analizojnë pasojat politike të sulmit të trazuar të së mërkurës në epiqendrën e pushtetit kushtetues, disa ekspertë ngrejnë pikëpyetje rreth asaj nëse zoti Trump, në ditët e tij të fundit në pushtet, mund të lëshojë një falje në grup për të gjithë ata që janë përfshirë në trazira. Mundësia e më shumë faljeve po i jep tashmë shtysë Dhomës së Përfaqësuesve për të përshpejtuar përpjekjet për shkarkimin e zotit Trump nga pushteti përpara se mandati i tij të përfundojë më 20 janar.

Ndërsa detajet e reja në lidhje me vdekjen e një oficeri të policisë së Kapitolit, i cili thuhet se u masakrua për vdekje nga turma, e bëjnë një falje të tillë edhe më provokuese, ekspertët thonë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që zoti Trump ta ndërmarrë një hap të tillë.

“Ai mund të falë çdo shkelje kundër Shteteve të Bashkuara, ku përfshihen krimet federale, të cilat me siguri janë kryer nga ana e tyre”, thotë zoti Kalt. “Mendoj se arsyeja e Presidentit Uashington për ta bërë këtë ishte se ai donte të shuante tensionet dhe se përpjekja dhe ekzekutimi i nxitësve të Rebelimit të Uiskit, do t’i kishte bërë gjërat më keq dhe jo më mirë. Por në këtë rast, mendoj se nuk mund ta thuash një gjë të tillë. Mendoj se falja e atyre njerëzve që sulmuan Kapitolin do t’i bënte gjërat më keq dhe jo më mirë. Do të kishte efekt të kundërt”, shton ai.

Presidentët gëzojnë kompetenca të gjera faljeje kur bëhet fjalë për krime federale, por ata nuk mund ta përdorin këtë pushtet që kanë për të ndalur Kongresin që të nisë procedurën për shkarkim ndaj vetë presidentit ose të tjerëve. Ata gjithashtu nuk kanë fuqinë të falin krimet shtetërore.

Zoti Trump mund të fshijë çdo akuzë në lidhje me incidentin e 6 janarit që mund të ngrihen nga autoritetet në Uashington.

“Ajo që gjetkë do të ishte krim shtetëror, në kryeqytetin e vendit, meqënëse është në varësi të qeverisë federale, ato përbëjnë shkelje federale dhe ai gjithashtu mund t’i falë ato”, thotë zoti Kalt.

“Dhe fuqia e faljes është e gjerë dhe nuk lë asgjë jashtë. Nëse është një krim dhe nëse është federal, ai mund ta falë atë”.

Falja në grup

Kjo përfshin faljen e atyre personave ndaj të cilëve nuk janë ngritur ende akuza.

“Ai mund ta bëjë këtë menjëherë, nuk ka nevojë të presë derisa të ketë filluar zyrtarisht ndonjë proces ligjor”, i tha Zërit të Amerikës Jeffrey Crouch, një asistent profesor për politikën në Universitetin Amerikan dhe autor i një libri mbi pushtetin e faljes presidenciale.

Nëse zoti Trump ofron mëshirë për protestuesit, ai nuk do të ishte presidenti i parë që lëshonte një falje të tillë në grup.

Ditën e Krishtlindjes në 1868, Andrew Johnson fali të gjithë ish- mbështetësit e Konfederatës që luftuan kundër Shteteve të Bashkuara në Luftën Civile. Disa nga ata që zoti Johnson fali u bënë arkitektët e të ashtuquajturve “ligjet e Jim Crow”, që legalizuan ndarjen racore.

Në vitin 1977, Presidenti Jimmy Carter fali shumicën e njerëzve që iu shmangën shërbimit ushtarak gjatë Luftës së Vietnamit. Zoti Carter shpresonte që falja masive të shëronte ndarjet e thella kombëtare të shkaktuara nga lufta, por kjo u shoqërua me protesta nga ana e grupeve të veteranëve të cilët e dënuan këtë veprim.

Një koncept me fillimet përpara revolucionit amerikan

Koncepti i faljes nuk ishte i ri. Monarkët anglezë gëzonin fuqinë e faljes. Kjo praktikë u transferua tek kolonitë britanike, ku guvernatorët mund të jepnin mëshirë. Gjatë mbledhjes së Konventës Kushtetuese në 1787, zoti Hamilton propozoi t’i jepej presidentit fuqia për të falur njerëz që kishin kryer krime ose për t’i ulur dënimet e tyre.

Hartuesit e Kushtetutës debatuan nëse duhet të vendosnin kufizime për faljet dhe vlerësuan mundësinë e përfshirjes së Senatit në vendimet mbi to.

“Por në fund ata vendosën ta bënin pushtetin e faljes të presidentit, të pakufizuar”, thotë zoti Crouch. “Ata besuan se ai do ta përdorte atë me përgjegjësi ose do të rrezikonte zemërimin e votuesve dhe potencialisht nisjen e një procesi për shkarkimin e tij”.

Falja e piratëve, rebelëve dhe luftëtarëve të lirisë

Lista e njerëzve të falur nga presidentët është e gjatë dhe e larmishme. Në vitin 1800, Thomas Jefferson fali të gjithë të dënuarit nën një masë që shpallte të jashtëligjshme shpifjen ndaj qeverisë. James Madison dhe James Monroe kanë falur piratë. John Quincy Adams ka falur dy persona që i përkasin grupeve indigjene amerikane të dënuar për një sulm ndaj civilëve të bardhë. Millard Fillmore fali dy persona të dënuar se transportonin skllevërit drejt lirisë. Franklin Pierce fali një afro-amerikan që ishte i lirë, i cili kishte ndihmuar skllevërit t’u shpëtonin skllavërisë.

Presidenti Ford krijoi një trazirë në 1974 kur i dha paraardhësit të tij Richard Nixon një falje të plotë e të pakushtëzuar përpara se zoti Nixon të akuzohej në lidhje me skandalin e Watergate-t.

“Presidenti Ford mund ta kishte trajtuar më mirë faljen e Nixon-it, por në fund të fundit ajo u dha për arsyen e duhur, në mënyrë që vendi të hidhte pas krahëve Watergate-n”, thotë zoti Crouch. “Vendimi pati kosto politike, ai kontribuoi në humbjen masive të republikanëve në garën për Kongresin në 1974 dhe ka të ngjarë të ketë dëmtuar garën për president të zotit Ford në 1976”.

Zoti Ford humbi ndaj Jimmy Carter-it në garën për president të vitit 1976.

Presidentët e periudhës moderne kanë marrë përsipër falje më të diskutueshme ose aspak popullore sidomos kur nuk do të duhej të jepnin llogari përpara votuesve të tyre. Kjo ka ndodhur kryesisht në fund të mandatit, mes datës së zgjedhjeve që mbahen në nëntor dhe Ditës së Inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar.

“Kjo ka qenë problem që prej hartimit”, thotë zoti Kalt “që presidenti ka pushtet (për falje) sepse ai jep llogari, por e ka atë edhe kur nuk jep më llogari përpara votuesve”.

Një ditë para se të largohej nga detyra, paraardhësi i zotit Trump, Barack Obama, zbuti dënimet e 330 të burgosurve për krime jo të dhunshme lidhur me lëndët narkotike.

Bill Clinton fali gjysmë vëllain e tij i dënuar për një akuzë për droge. Ai gjithashtu fali miliarderin Marc Rich dënuar për evazion fiskal. Kritikët u ankuan se vendimi erdhi pasi ish-gruaja e zotit Rich, i bëri një dhuratë bujare Komitetin Kombëtar Demokrat, Bibliotekës Clinton dhe fushatës në Nju Jork të Hillary Clinton-it për një vend në Senat.

Në prag të Krishtlindjes në 1992, Presidenti George H.W. Bush fali ish-Sekretarin e Mbrojtjes Caspar Weinberger dhe pesë persona të tjerë për veprimet e tyre të paligjshme gjatë administratës Reagan, mbi skandalin të shitjeve të armëve Iranit ndërsa ishte subjek i një embargoje armësh.

Që nga zgjedhjet e nëntorit 2020, zoti Trump ka falur një numër bashkëpunëtorësh të tij, përfshirë ish-menaxherin e fushatës Paul Manafort-i (i dënuar për mashtrim bankar e me taksat), Roger Stone (dënuar për shtatë krime, përfshirë ndërhyrjen për të ndikuar tek dëshmitarët, pengimin dhe bërjen e deklaratave të rreme) si dhe ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Michael Flynn (i cili u vetëdeklarua fajtor se kishte gënjyer FBI-në).

“Aktualisht media dhe publiku po përqendrohen dhe me të drejtë, tek faljet që Trump i bëri Paul Manafort-it, Roger Stone-t e të tjerë personave të rrethit të tij”, thotë zoti Crouch. “Por aktualisht ka mijëra aplikime në harresë tek Zyra e Avokatit të Faljeve, nga ata që nuk kanë mjete financiare ose miq të fuqishëm për të përfituar. Nëse presidenca e tij përfundon pa treguar mëshirë për më shumë prej tyre, do të ishte një mundësi vërtet e humbur”, thotë ai./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result