ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 3 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 3 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 3 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 3 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhi akuzon Qeverinë: Situata ka kaluar çdo limit

albnews by albnews
10 January, 2021
in Albania
0
Kryemadhi akuzon Qeverinë: Situata ka kaluar çdo limit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ndal sot në zonën e Saukut në Tiranë për të biseduar me qytetarët.

Kryemadhi u shpreh se “është bërë shumë e vështirë të lëvizësh nëpër Tiranë edhe pse ditë e diel”. “Përmbytjet kanë krijuar një situatë jashtëzakonisht të keqe. Ne kemi qenë në kontakt me të gjithë miqte, shokët tanë në të gjithë Shqipërinë, situata ka kaluar çdo limit. Shikojmë një lloj mungese përgjegjshërie, por edhe aftësi profesionale”, u shpreh Kryemadhi.

RelatedPosts

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani

Ajo theksoi se LSI ndodhet në procesin e prezantimeve dhe organizimit të strukturave në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ajo që po ndjejmë çdo ditë e më shumë është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë. Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet. Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrenjtë për Covidin. Një i sëmurë me Covid shërbimet dhe ilaçet i ka jashtëzakonisht të shtrenjta, por gjithë kësaj po i shtohet edhe situata e përmbytjeve. Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria”, tha Kryemadhi.

“Edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 5 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialistëve. Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë”, tha Kryemadhi./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result