Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka përgëzuar futbollistin Emile Smith Rowe për formën e tij. Ai ndihmoi kampionin në fuqi të FA Cup të fitojë ndaj Newcastleit 2:0 në vazhdime të shtunën.
20-vjeçari u inkuadrua pas afër një ore lojë në “Emirates” dhe shënoi në minutën e 109-të.
Smith Rowe u ndëshkua me të kuq në fundin e kohës së rregullt, por gjyqtari Chris Kavanagh, e ktheu vendimin pas rishikimit të VAR-it.
“Ai është djalosh shumë i dashur, një futbollist që dëshiron të përmirësohet dhe i dëgjon lojtarët me eksperiencë. Është shumë i rëndësishëm për ne. Mund ta shihni se sa topa ka fituar dhe ka luajtur mençur me topin në këmbë. Duhet të vazhdojë në këtë mënyrë, të përmirësohet çdo ditë e më shumë sepse e ka mentalitetin e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme po ashtu”, theksoi Xhaka.