Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të vazhdojë me masa për të fajësuar presidentin Donald Trump, konfirmoi presidentja Nancy Pelosi në një letër për ligjbërësit demokratë.
”Të hënën në mëngjes, do të paraqitet një rezolutë që i bën thirrje zëvendëspresidentit Mike Pence të mblidhet dhe mobilizojë kabinetin për të aktivizuar Amendamentin 25 për të deklaruar presidentin të paaftë për të kryer detyrat e tij”, shkroi Pelosi.
“Ne i kërkojmë zëvendëspresidentit të përgjigjet brenda 24 orësh, përndryshe ne do të vazhdojmë me paraqitjen e legjislacionit për impeachment”, tha Pelosi.
“Në mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë sonë, ne do të veprojmë urgjentisht, sepse ky president përfaqëson një kërcënim”, shtoi ajo.