Princi Philip mbush 100 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princi Philip do të mbushë 100 vjeç më 10 qershor, por, sipas ”The Telegraf”, ai nuk ka ndërmend të festojë momentin historik me festime të tepruara, shkruan vanityfait.it

“I vetmi person që sigurisht nuk do të dëshirojë të ketë lidhje me organizimin e ngjarjes është Duka i Edimburgut”, theksoi një burim për gazetën.

Nga ana tjetër, nuk është një gjë e re që bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth preferon të qëndrojë larg vëmendjes.

Për më tepër, në 2017, gjithashtu për shkak të një sërë problemesh shëndetësore, ai zgjodhi të tërhiqej nga jeta publike.

Të dy u martuan në 1947 dhe pesë vjet më vonë ajo mori fronin, pas vdekjes së papritur të babait të saj.

Princi nuk është i interesuar të planifikojë asgjë. Do të shohim se si do ta presë këtë vendim Elizabeth, e cila prej muajsh është përfolur se po planifikonte një festë të paharrueshme për të.

Share This Article