Buna arrin në kuotat maksimale, rrezikohen disa zona nga përmbytjet në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet intensive të shiut ditët e fundit kanë sjellë përmbytje të mëdha në disa qytete dhe Shkodra vijon të jetë një ndër qarqet me problematikën më të madhe për shkak të këtyre reshjeve.

Mësohet se tek Ura Vjetër e Bunës dhe niveli i ujit në liqen ka pësuar rritje që janë të frikshme, niveli tashmë ka kaluar në kuotat maksimale.

Ndërkohë ndër të tjera ai bën me dije se prurjet e lumenjve në liqen janë shumë të mëdha këtë e kanë konfirmuar edhe pala malazese. Ku theksojnë se prurjet e lumenjve në pjesën veriore të liqenit janë të mëdha.

Rreziku në zonën e nën Shkodrës, përveç liqenit janë të rrezikuara edhe nga shkarkimi nga ana e hidrocentraleve dhe nga prurjet e lumenjve.

Fshati Obot dhe zona e Dajçit vijojnë që të jenë më problematiket për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë fatmirësisht deri më tani mësohet se për shkak të përmbytjeve akoma nuk ka banorë të evakuuar. 

Share This Article