Gent Cakaj me deputetin e PDK-së në malin e Jezercit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri shqiptar, Gent Cakaj sot ka publikuar foto me tashmë ish-deputetin e PDK-së, Fatmir Xhelilin.

Cakaj ka shkruar në Facebook se ka shkruar me Xhelilin në Jezërcë.

“Fatmir Xhelili i ka dhënë krejt çka mundur Kosovës, në ditët më të vështira e në orët më vendimtare të historisë së saj të vonë: Kur paqja u bë e pamundur, ai u bë një prej themeluesve të UÇK-së, kur lufta u bë domosdoshmëri, ai shërbeu si drejtues i lartë institucional e politik i saj, kur ballafaqimi ushtarak përfshiu rëndë tërë vendin, ai shërbeu me vetëmohim si ushtar i zakonshëm e pranë nevojtarëve si mjek i jashtëzakonshëm lufte, kur shtetndërtimi ishte në pyetje, ai punoi pakursyer me vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po shpallej mëvetësia, ai nuk festoi gjatë e shumë si të tjerët sepse ishte në krye të qendrës për ruajtjen e sigurisë vendore në bashkërendim të plotë me miqtë ndërkombëtar, kur forcimi i brendshëm institucional u bë sfida kryesore e Republikës, ai punoi me zell e nder, profesionalizëm dhe dinjitet, pavarësisht përkatësisë partiake, në të mirë të Kosovës”, ka thënë ai.

“Doktor Xhelili mbetet i të gjithëve sepse iu dha gjithmonë përparësi interesave shtetërore të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Miqësinë time me Doktorin nuk e ka ndarë asnjëherë dallimi në moshë, sepse e ka bashkuar dashuria për Shqipërinë, Kosovën, përkushtimi për të punuar papushim për çështjen shqiptare. Miqësia e ngushtë me të ka qenë sa nder, aq edhe mësim, sa frymëzim i vazhdueshëm aq edhe shembull i prekshëm se si duhet atdheu pa kushte”, ka shkruar Cakaj.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fcakajgent%2Fposts%2F2819816221621334&width=500
Share This Article