Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është i kënaqur te klubi italian dhe kjo është arsyeja e largimit të tij.
Mbrojtësi shqiptar nuk ka vazhduar ende kontratën me Napolin që i skadon në fund të këtij edicioni.
Mësohet se interesim së fundmi për Hysajn, ka shprehur skuadra e njohur franceze Marseille.
Sipas “L’Equipe”, klubi francez do të tentojë ta bindë Hysajn të transferohet në Francë.
26-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015-të kur u transferua nga Empoli.