Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është kthyer me sukses në garat e xhudos. Ajo të hënën fitoi medaljen e bronztë në Mastersin që po mbahet në Doha të Katarit.
Në Masters garojnë xhudistët më të mirë në secilën kategori.
Majlinda në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kg e mposhti belgen Charline Van Snick. Xhudistja pejane nuk kishte garuar nga nëntori i vitit 2019 dhe medalja nënkupton kthim të suksesshëm në tatami.
Ajo mposhti rumunen Andreea Chitu, polaken Agata Perenc dhe zviceranen Evelyne Tschopp. Në gjysmëfinale pas një lufte të fortë, pësoi nga francezja Amandine Buchard, e para në ranglistën botërore. Lufte u vendos pas 9.18 minutave dhe atë vetëm me dënime. Por Majlinda u kthye në luftë për vend të tretë duke mposhtur belgen Van Snick. Ajo realizoi hudhje për “Waza-ari”, ndërsa e dominoi luftën.