Me pamje vërshimesh u zgjuan mëngjesin e së hënës, banorët e lagjes “Britania Home” në Fushë Kosovë.
Nga reshjet e ditëve të fundit, lumenjtë përreth dolën krejtësisht nga shtrati.
Kjo bëri, që uji të vërshojë në oborret e tyre, ndërsa vet ata, të mbesin të ngujuar për gati 12 orë.
Ndërkohë, përpjekjet individuale për t’i nxjerrë nga shtëpia, ishin të kota.
Uji tashmë, kishte arritur nivelin, ku kalimi me vetura, ishte krejtësisht i pamundur.
Për këtë, intervenimi i zjarrfikësve, ishte i domosdoshëm.
Por, evakuimi i banorëve të kateve të para, ishte goxha i vështirë.
Madje, zjarrfikësve iu desh t’i përdorin edhe varkat.
Pas disa minutave, filloi edhe evakuimi i familjeve, përfshirë një grua shtatzënë.
E për ata që kishin mbetur jashtë, kthimin në banesat e tyre ekishin të pamundur.
E njëjtë më këtë lagje, e pësuan edhe banorët e Lagjes “Eliza”
Këtu, nga orët e para të së hënës, banorët thonë se me forcat e tyre u munduan të shpejtojnë diçka.
Por, edhe këto përpjekje të tyre, duke që nuk kryen shumë punë.
Kjo pasi gjatë natës uji depërtoi në garazhin e ndërtesës, ku tanimë hyrja në të, ishte e pamundur.
Kika thotë se po bëjnë përpiqen ta ulin nivelin e ujit në garazh, e ta shikojnë gjendjen e veturave.
Ndërkohë, nga Komuna e Fushë Kosovës, kanë thënë që e tërë Fushë Kosovë, është në këtë gjendje.
Reshjet e fundit në vend, kanë bërë që pjesë të ndryshme të Kosovës, të përballen me vërshime.

