Dita e dytë e vaksinimit në “Air Albania Stadium”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon vaksinimi kundër Covid-19 edhe ditën e sotme në “Air Albania Stadium”.

Ditën e sotme që është dita e dytë e vaksinimit po zhvillohet vaksinimi i epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët janë në vijën e parë të përballjes me sëmundjen e rëndë.

Ndërkohë fushata e vaksinimit për koronavirusit nisi të hënën në orën 15:00, ku edhe u vaksinua në transmetim live kryeministri Edi Rama, ndër emrat e njohur të stafit mjekësor,  mjeku infeksionit Pëllump Pipero, mjeku i njohur Tritan Kalo  si edhe Najada Çomo.

Po ashtu, u vaksinuan 50 mjekë dhe infermierët e parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Në ambientet e jashtme të stadiumit janë vendosur edhe forca të policisë, për shmangur grumbullimet.

Share This Article