2 mijë e 474 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe në këtë shtet janë regjistruar edhe 47 viktima.
Zvicra radhitet e 33’ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara me COVID-19, me gjithsej 492 mijë e 832 raste dhe 8 mijë e 568 viktima.
317 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus në Zvicër, ndërsa 166 mijë e 664 raste janë aktive me të.