Shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, po vendoset gjatë këtyre momenteve në oborrin e Katedrales ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, shkruan Express.
Në këtë vend ku po vendoset shtatorja e Rugovës, Ipeshkvia e Kosovës propozoi që të vendoset shtatorja e Anton Çetës.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak se familja e profesorit Çeta refuzoi.
Ata propozuan që shtatorja e profesorit të vendoset në oborrin e Fakultetit Filologjik.
