Vetëm pak minuta më parë presidenti i Republikës Ilir Meta shpalli vendimin për çdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore, por ky vendim nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Berati u tregua këmbëngulës.
Ramau shpreh se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen, sepse zgjedhjet nuk janë as të presidentit dhe as të partive politike.
“Mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme. Për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejhtësi. Por as qeverinë se marrin dot dhe as reformën dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje sepse zgjedhjet nuk janë as të partive dhe as të presidentit”, deklaroi Rama./Ora News/