Pas lëndimit Ibrahimoviçi ia siguron tri pikët e radhës Milanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

AC Milan ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 0:2, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Ishte Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi në minutën e shtatë nga penalltia, duke e dërguar Milanin në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Zlatan Ibrahimovic realizoi edhe golin e dytë, duke treguar se lëndimi nuk ia ka lënë shenjë.

Në minutën e 74-të, Saelemaekers u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por kjo nuk ndikoi aspak në rezultat.

Kështu, Milani e “blindon” vendin e parë në tabelë me 43 pikë, tri më pak se Interi që është në vendin e dytë. 

Share This Article