Urim Misini nga Mitrovica, djali i Haki Misinit sot 31 vjeçar përmes një postimi në facebook ka kujtuar vrasjen e babait të tij që ka ndodhur sot 20 vite më parë, nga forcat paramilitare të armikut.
Haki Misini ishte zëri kryesor i rockut shqiptar në vitet e 70-ta, zëri i të cilit jehon edhe në ditët e sotme përmes këngëve të tij, të shëndruara në hite të pavdekshme.
Këngët e Hakiut si “Idila Verore”, “Moj e mira te pojata”, “Tri gota” e shumë këngë të tjera, vazhdojnë të interpretohen edhe sot e kësaj dite nga artistë të ndryshëm.
Misini ishte pjesë e rock grupit MAK, grup ky i themeluar në fillimet e viteve 70-ta, i ndikuar nga grupet e mëdha botërore si Deep Purple, The Beatles etj.
Anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.
Nga gjashtë anëtarët e grupit, Haki Misini-vokalisti i grupit dhe Mehmet Tupella-bateristi u ekzekutuan nga forcat kriminale serbe në Mitrovicë gjatë luftës së fundit në Kosovë, bashk me 14 civilë të tjerë shqiptarë.
Vrasja e tyre, ndodhi disa orë para se të nënshkruhej marrëveshja për hyrjen e forcave të NATO-së në Kosovë.
Ndryshe, grupi MAK i Haki Misinit vazhdon fletat e pafundme të historisë, duke u konsideruar grupi që solli rock muzikën në trojet shqiptare