Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa ka njoftuar se Garda nacionale e këtij shteti ka prezantuar ndër të tjera para ligjvënësve edhe koordinimin me FSK-në dhe kontributin e ushtarëve të Kosovës në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.
Gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ata folën edhe për zbarkimin e parë të FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve jashtë vendit.
Njoftimi i plotë:
Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-së. Gjatë prezentimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjëvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ndër të tjera prezentoj edhe koordinimin me FSK për kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.
Zbarkimi I parë i FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve në një mision jashtë shtetit tonë u cilësua si përparim I Kosovës nga konsumues I sigurisë drejt kontribuesit për siguri në botë.
Partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe më shumë në fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj.
Kosova është e bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA-të.
Faleminderit Gjeneral Corell, faleminderit Guvernatore Kim Reynolds, faleminderit popullit të Iowa-së dhe SHBA-ve.