Ditën e parë larg Shtëpisë së Bardhë, ish-president Donald Trump e ka kaluar duke luajtur golf. Teksa Biden është i vendosur që të çrrënjosë impaktin e Trump, duke firmosur urdhra të njëpasnjëshëm që zhbëjnë dekretet e republikantit, ky i fundit është duke shijuar jetën e tij larg përgjegjësive presidenciale.
Pasioni i Trump për këtë sport duket se e ndihmon atë që të tejkalojë lajmet e vështira. Kjo pasi edhe kur Biden u shpall president i SHBA-së, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump e kaloi gjithë fundjavën duke luajtur golf.