Gjykata e Lartë çon për gjykim ish-ministrin Tahiri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë në Vlorë, Jaeld Çela, pas rekursit të këtyre dy të fundit.

Vendimi është marrë nga Dhoma e Këshillimit në këtë institucion.

Dosja “Tahiri” do të gjykohet kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale.

Tahiri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me tre vite shërbim prove nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela. Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, ndërsa Apeli i Posaçëm prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë, i cili u pranua.

Gjykata e Lartë ka aktualisht 3 anëtarë dhe për të gjykuar një çështje duhen minimalisht 5.

Ditën e sotme, gjatë një takim me kreun e KED, ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kërkuan që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale./Euro News/

Share This Article