Në një lidhje Skype për Ora News, pedagogia Jonila Godole, u ndal në retorikën politike të përdorur nga kryeministri Rama, e cila sipas saj është e pasur me fraza folklorike.
Ajo tha se gjuha e përdorur nga Kryeministri pëlqehet nga populli, e këtë e ilustroi me një shembull gjatë periudhës së fillimit të pandemisë, ku Rama la të kuptohet se ai ishte Zoti, shpëtimtari dhe luftëtari ndaj COVID-19.
“Është një stil i cili ka ardhur duke u thelluar, e po merr ngjyrë. Është një stil populist i përzier me gjuhë folklorike, që për një pjesë të madhe të shqiptarëve, një pjesë e madhe e termave që përdor, gjuhës që përdor, është apo jo etike, është apo jo e duhur, kam një perceptim sikur ajo nxit. I jep një lloj avantazhi gjuha folkloristike në një vend si Shqipëria me kulturë demokratike shumë të brishtë dhe ai shkon gjithmonë tek këto termat, të cilat ai i përdor me një mjeshtëri të spikatur. Duke filluar nga tepsia, kazani, të gjitha këto termat, që don të na krijojë një përshtypje të keqe në fillim, kur i dëgjojmë ato, por gjithsesi ngjisin. I dha një përparësi do të thosha dhe në kohën e pandemisë, duke qenë se komunikimi u fokusua vetëm tek ai. Ishte ai dhe edhe ministri i shëndetësisë, kryeministri, edhe Zoti, edhe luftëtari numër një i koronës. Kishte komunikimin më të lartë me publikun dhe e shfrytëzoi për interes të vet”, tha Godole.