Ja ku do të kandidojnë Basha dhe Berisha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi ka deklaruar se lideri demokrat Lulzim Basha pritet që të udhëheqë listën e PD-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës“ tha Bardhi në RTSH. Po Berisha? “Do të kandidojë aty ku do të ketë dëshirë”, u shpreh ai.

PD-ja ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, por Bardhi tha se janë në detajet e fundit të paktit. “Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar.

Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky” tha Bardhi.

Share This Article