“Reth 700 mijë qytetarë shqiptarë rrezikojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit” kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Kjo pasi atyre u ka skaduar karta e identitetit dhe ende nuk kanë nisur procedurat për rinovimin e tyre.
Këtë lajm Doracaj e bëri të ditur gjatë një inspektimi të kryer në zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Korçës.
“Është një numër i lartë, ishte pak më i lartë para disa javësh, vjen në ulje. Por ende nuk jemi aty ku duhet të jemi. Është një numër që me një përllogaritje të përafërt që ne kemi bërë, diku te 700 mijë shtetas”, tha Doracaj.