ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 6 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 7 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 9 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 9 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Alba Kepi, gazetarja që zbardhi pergjimet shpërthen ndaj medias së pushtetit: Shkofshi në djall

albnews by albnews
27 January, 2021
in Albania
0
Alba Kepi, gazetarja që zbardhi pergjimet shpërthen ndaj medias së pushtetit: Shkofshi në djall
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazetarja shqiptaro-italiane, Alba Kepi, e para që ka raportuar disa prej skandaleve më të rënda të lidhjeve të kësaj mazhorance me mafian italiane, reagoi me zemërim ndaj faktit se media në Shqipëri jo vetëm po hesht, por edhe po bën avokatinë në disa rasteve të këtyre aferave tronditëse.

Kepi ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV, ku rrëzoi pretendimet e kryeministrit Edi Rama se dosja e Ndraghetës është mbyllur. Ajo tha se hetimet vazhdojnë dhe se aferat janë tronditëse. Kepi konfirmoi se ka folur për këtë çështje me prokurorin e antimafias, Nicola Gratteri, duke theksuar se media shqiptare nuk po bën asgjë për të zbardhur historinë e rëndë.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

“Lexoj “bullshit e sajesa” të kolegëve gazetarë që nuk e kanë idenë se ç’është mafia! E PYES: Si kanë kurajo të flasin për diçka që nuk dinë e s’kanë lexuar. Kaq i fortë është deliri i madhështisë apo është “pakti me djallin” që i shtyn të flasin e të shkruajnë KUTURU.

E fatkeqësisht janë ata më të “dekoruarit” e më të ekspozuarit televizisht. Profesionalizmi e besueshmëria fitohet me paanësi e tregohet me atë çka sjellë mbi tavolinën e punës e jo me hamendësimet e miqve shqiptare…

Unë jam person e gazetare e lirë, e ju ftoj të ndiqni materialet investigative të Ora Neës, e cila ishte media e parë që përcolli skandalin me prova të dokumentuara që në orën 7.00 të mëngjesit të ekzekutimit të operacionit. E deri më sot me gjithë punën kolosale që po bëj prej ditësh, nuk jam intervistuar në asnjë edicion qendror lajmesh, dhe pse shoh se me punën time ndizen reflektorë të atyre që punën e investigimin duhet ta nisnin në Shqipëri, që atë mëngjes kur raportova rëndësine e këtij operacioni, e jo të “kuturizonin” investigimet e antimafias.

Po ashtu siç dokumentova skandalin ‘Tahiri’, që e bllokuan duke e lënë në standby për disa ditë radhazi, apo skandalin e plehrave të Tiranës me mafien e Veronës, që e bllokuan sapo nxora shumë dosje të tjera lidhur me to, apo skandalin e gomoneve që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, raportet ekskluzive e intervista ekskluzive me njerëzit më të mirë të drejtësisë europiane.

Të “dekoruarit” i ftoj të punojnë e të rrëfejnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me miqtë e mafiozëve e medaljet t’i fitojnë pa miqtë “shqiptarë”, “kushërinjtë”, “vëllezërit”, “motrat”. NATEN të nderuar! Nuk kam më besim në asgjë! Me sinqeritetin e dashurisë së profesionit e pa delirin e madhështisë, POR veç të respektit e seriozitetit për njerëzit që kam punuar me vite për këtë operacion them: Shkofshi në djall e bashkë me paktin e djallit! Andate a lavorare!!!… aty ku është miniera e lajmeve  që nuk jeni të lirë t’i përcillni sepse jeni të përlyer!” shkruan gazetarja.

© SYRI.net

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result