ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 4 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 9 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 11 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 11 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina shpall të pavlefshme pasaportat e shtetasve britanikë jashtë vendit (BNO)

albnews by albnews
29 January, 2021
in Bota, UK
0
Kina shpall të pavlefshme pasaportat e shtetasve britanikë jashtë vendit (BNO)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania njoftoi fillimin e dhënies së vizave speciale për qytetarët e Hong Kongut, duke i lejuar ata të jetojnë dhe punojnë në vend

Kina sot njoftoi se shpall të pavlefshme pasaportat e shtetasve britanikë jashtë vendit (BNO).

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë… 

“Kina nuk do të njohë më të ashtuquajturat pasaporta BNO si dokumente të vlefshme udhëtimi dhe certifikata identiteti, duke filluar nga 31 janari”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian në një konferencë për media në Pekin.

Kjo masë erdhi pasi Britania e Madhe njoftoi lëshimin e vizave speciale për BNO për qytetarët e Hong Kongut nga e diela, duke u lejuar atyre të jetojnë dhe punojnë në vend si dhe të aplikojnë për shtetësinë britanike.

“Pavarësisht nga fakti se kanë kaluar 24 vjet që kur Hong Kongu u kthye në tokën mëmë (Kinë), Britania e Madhe ka shkelur qartë angazhimin e saj duke vendosur politikën e BNO-së, e cila përpiqet të kthejë një numër të madh të qytetarëve të Hong Kongut në shtetas britanikë të ‘klasit të dytë’”, citoi e përditshmja kineze “Global Times”, zëdhënësin Zhao.

Kryeministri britanik, Boris Johnson sot në një deklaratë tha: “Jam jashtëzakonisht krenar që kemi hapur këtë rrugë të re për banorët e Territorit Britanik nga Hong Kongu për të jetuar, punuar dhe për të bërë shtëpinë e tyre në vendin tonë”.

Hong Kongu ishte koloni britanike deri në vitin 1997 ndërsa tani është një territor gjysëm-autonom i Kinës.

“Truket britanike të BNO-së shkelin rëndë sovranitetin e Kinës, ndërhyjnë në Hong Kong dhe punët e brendshme të Kinës dhe shkelin rëndë ligjin dhe normat ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Zhao.

Si përgjigje ndaj Kinës e cila imponoi ligjin e sigurisë kombëtare në rajonin gjysmë-autonom korrikun e kaluar, Britania paralajmëroi fillimin e skemës së re të vizave, e cila do të hyjë në fuqi këtë të dielë, duke u mundësuar qytetarëve të Hong Kongut të marrin shtetësinë britanike.

“Duke vepruar kështu, ne kemi respektuar lidhjet tona të thella historike dhe miqësisë me banorët e Hong Kongut dhe jemi ngritur në këmbë për lirinë dhe autonominë – vlera të cilat konsiderohen në Britani dhe Hong Kong”, theksoi më tej Johnson.

Në vitin 1987, Britania e Madhe krijoi BNO-në si një status të veçantë, posaçërisht për Hong Kongun.

Pas trazirave dhe protestave anti-qeveritare të vitit 2019, Kina zbatoi një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në korrik të vitit 2020, duke nxitur kritika ndërkombëtare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result