Programin ekonomik të PD, me të cilin kërkon të vijë në pushtet, Lulzim Basha ja ka prezantuar edhe përfaqësuesve të fasonëve, me të cilët ka ndarë edhe pobjektivat kryesore të tij.
Në këtë takim Basha kërkoi të bindë fasonët se plan i propozuar nuk është vetëm një paketë premtimesh, por angazhim real që kreu i PD do të marrë për të drejtuar Shqipërinë pas 25 prillit.
”Plani po sulmohet nga ata që nuk bënë asgjë. Çdo shqiptar do ndryshim dhe ky plan sjell ndryshimin që ata nuk mund ta bënin për 8 vite. Unë nuk kam ndërmend të harxhoj asnjë sekond kohë me sulmet e tyre, të cilat janë çertifikata e dështimit të tyre 8 vjeçar.
Mbi të gjitha janë mësim për politikën shqiptare se ku përfundon politika e cila premton botën e nuk sjell asgjë dhe ku duhet të përfundojë çdo qeveri që mendon për vete, të rrëmbejë çdo gjë për vete dhe harron njerëzit. Me këtë program fiton Shqipëria, jo vetëm PD e koalicioni shqiptar”. tha Basha.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e fasonëve shprehen zhgënjimin ndaj menaxhimit të situatës nga shteti për këtë sector dhe ngriten alarmin për një krizë që mund të çojë deri në mbylljen e bizneseve të tyre.
Gjergj Gjika: “U bënë kaq vjet që dëgjojmë llafe të bukura por vemi vetëm me rezultate negative”
Edhe përpara këtyre vështirësive që po kalon biznesi në Shqipëri, Lulzim Basha është i bindur se do ta rimëkëmbë ekonominë që ë vitin e parë të qeverisë së tij.
“Edhe me masat specifike për sektorin tuaj rimëkëmbja e industrisë së fasonëve në Shqipëri është plotësisht e mundur brenda 12-18 muajve të parë”
Sulmet e kundërshtarit politik të tij për programin demokrat, Basha i ka cilësuar si çertifikatë të dështimit të qeverisë së Edi Ramës në këto 8 vite.
Në një postim në Twitter si replikë ndaj Ramës, Basha tha për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij.
“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.”/Ora News/