Messi mund të përfitojë 555.237.619 euro (pa taksa), pra më shumë se 139 milionë në vit. Një shifër që del pas mbledhjes se pjesës fikse me variablat (në bazë të arritjeve sportive).
Mbi 500 milion euro për katër vjet. ‘El Mundo’ ka publikuar në detaje shifrat që përfiton argjentinasi nga rinovimi i fundit i kontratës, që ka ndodhur pak më shumë se dy vite më parë.Nga nëntori 2017 deri 30 qershorin e ardhshëm, sipas pikave të kontratës, Messi mund të përfitojë 555.237.619 euro (pa taksa), pra më shumë se 139 milionë në vit. Një shifër që del pas mbledhjes se pjesës fikse me variablat (në bazë të arritjeve sportive).
Në marrëveshje zbulohet se Messi ka përfituar dy shifra marramendëse në formë bonusi: 115 milionë euro për hedhjen e firmës dhe 80 milionë euro për besnikëri ndaj klubit.Duke ju referuar shifrave që përfiton nga arritjet sportive, “Pleshti” deri tani ka siguruar 511 milionë euro nga kontrata, që përkthehet me 92% të totalit të mundshëm, pavarësisht se në tri edicionet e fundit të Championsit Barcelona nuk e ka prekur finalen.

Një shifër marramendëse që peshon si një gur në arkat e Barcelonës dhe gazeta spanjolle nuk fshihet ta tregojë. “Si e ka shpërblyer lojtari argjentinas klubin në vitet e fundit?” në fakt është titulli i artikullit,ku shfaqen fraza të tilla si “një marrëveshje e bërë në gjunjë” dhe “Një njeri nuk mund të jetë kurrë një Zot”. Është e vështirë të jesh më i qartë, fati i Messit në Barcelonë, i cili tashmë kishte kërkuar të largohej verën e kaluar, tani duket se është shënuar me të vërtetë dhe në Paris ata janë tashmë të gatshëm ta mirëpresin atë. Pochettino dhe Leonardo kohët e fundit kanë qenë të qartë dhe Pulce gjithashtu ka filluar studimet në frëngjisht …