ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze 48 minutes ago
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund 3 hours ago
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie 4 hours ago
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest” 5 hours ago
Armëpushimi i Krishtlindjes 1914, ndeshja që ndali luftën botërore për një ditë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Spiropali: S’kemi qenë kurrë më pranë procesit historik të anëtarësimit në BE

albnews by albnews
1 February, 2021
in Albania
0
Spiropali: S’kemi qenë kurrë më pranë procesit historik të anëtarësimit në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi sot se “Shqipëria, institucionet e saj dhe ne si komb s’kemi qenë kurrë më pranë procesit historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Në fjalën e saj në Kuvend Spiropali theksoi se “nuk kemi qenë kurrë më pranë Europës është falë këmbënguljes dhe luftës që kemi bërë  për të mbajtur institucionet në këmbë. Për këtë ka meritë dhe opozita parlamentare dhe deputetët edhe pse shpesh ata që e kanë bërë me akte e hedhin me fjalë, sepse ka mbetur tradita e kundërshtimit me fjalë”.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Firmosa nën trysni”, del dëshmia tronditëse e vartëses së Belinda Ballukut

“Nuk do ta merrja fjalën në rast se nuk do të dëgjoja dy ish-deputetë, që partia e tyre i nxori në rrugë, të flisnin mbi largimin e Shqipërisë nga Europa dhe  distancën që kemi krijuar ne me institucionet e BE-së. Të vësh duart në kokë është pak, por jo vetëm këta dy deputetë, por të gjithë deputetët e tjerë u nxorën zvarrë me vendim të ish-kryetarit Sali Berisha duke braktisur institucionet në 2019. Në vitin më të rëndësishëm për Shqipërinë, pas vendimit të 2018 duke marrë konsideratën e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës amerikane që e konsideroi një minim të demokracisë dhe sabotim të përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në rrugën e saj europiane”, – nënvizoi Spiropali.

Ministrja Spiropali u shpreh se “janë po të njëjtit njerëz që pa turp flasin për perspektivën europiane dhe përpjekjet që kanë bërë  për të na afruar me Europën, kur ishin ata që sulmuan fizikisht institucionet, por edhe me forcën e vendimit të kryetarit të tyre dhe ish kryetarit për të ruajtur sigurinë e tyre politike e partiake larg nga drejtësia e re”.

“Po ju them me përgjegjshmëri të plotë se nëse ka mazhorancë që ka bërë të pamundurën të mundur, për sa i përket integrimit në BE-së, është kjo mazhorancë, ky kryeministër, kjo qeveri, me fakte. Reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhore që konsiderohen si detyra të kryera nga mazhoranca dhe qeveria janë falë këmbënguljes së kësaj mazhorance, edhe përkundër minimit të demokracisë, sabotimit të zgjedhjeve, braktisjes së institucioneve, në vitin më të mbrapshtë të rëndësishëm”, – tha Spiropali.

Në 25 mars 2020, shtoi ajo, ne morëm vendimin e Këshillit për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe që në atë ditë me caktimin e prioriteteve kryesore, kemi bërë të mundur, edhe pse ishte një vit i vështirë si 2020, ne të përmbushim të gjitha detyrat ashtu siç tha edhe Komisioneri për Zgjerim në këtë foltore.

“Konkretisht miratimi i reformës zgjedhore sipas OSBE/ODIHR, Gjykata e Lartë dhe ajo kushtetuese tashmë plotësisht funksionale, ngritja e SPAK dhe BKH dhe forcimi kundër korrupsionit dhe trafikut. Këshilli i 25 marsit përcaktoi këto përparësi, ato që rëndom ata i quajnë kushte me një ngërdheshje që pasqyron gjendjen e tyre të brendshme që kushtet Shqipërisë t’i shtohen. Por edhe Gjermania e deklaroi në fund të vitit që kaloi se Shqipëria i ka bërë detyrat falë kësaj mazhorance dhe i takon BE të mbajë fjalën dhe në këtë 6-mujor të përcaktojë kornizën e vet negociuese dhe datën për konferencën e parë ndërqeveritare”, – tha Spiropali. /

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 December, 2025
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

25 December, 2025
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

25 December, 2025
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result