ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 3 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 3 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 3 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  3 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 3 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britania nis programin emergjent të testimit të varianteve të reja të Covid-19

albnews by albnews
3 February, 2021
in UK
0
Britania nis programin emergjent të testimit të varianteve të reja të Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania ka nisur një program emergjent të testimit derë më derë në disa pjesë të vendit, pas zbulimit të rasteve të shumta të variantit afrikano-jugor të koronavirusit.

Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, shkencëtarët thonë se varianti mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave.

RelatedPosts

Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë… 

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike, grupi dyshohet të jetë i lidhur me Pekinin, përdorën informacionet për…

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Programet e testimit emergjent filluan në tetë qarqe në të gjithë Britaninë të martën – disa orë pasi shkencëtarët konfirmuan 105 raste mutacionesh të koronavirusit të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut.

Njëmbëdhjetë prej tyre nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me udhëtimet ndërkombëtare – një tregues se varianti po transmetohet brenda vendit.

Autoritetet synojnë të kryejnë 80 mijë teste të COVID-it derë më derë.

“Misioni ynë duhet të jetë ndalimi i përhapjes së tij dhe ndërprerja e zinxhirëve të transmetimit”, tha sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Qeveria britanike u bëri thirrje njerëzve në zonat e prekura të qëndrojnë në shtëpi.

“Të gjithë jemi shumë të shqetësuar dhe duhet të ruhemi”, thotë Gwen Cox, banore e zonës.

Britania kishte identifikuar tashmë një mutacion tjetër të koronavirusit që u shfaq në Kent të Anglisë jugore në vjeshtë dhe që kontribuoi në një valë të dytë vdekjeprurëse të pandemisë.

Të dy variantet, ai i Kentit dhe Afrikës së Jugut duket se janë më ngjitës. Por ka një ndryshim tjetër që po shkakton shqetësim të madh.

“Mutacioni i bën antitrupat më pak të aftë të lidhen me proteinën e virusit dhe ta ndalojnë atë të veprojë si një çelës për të hyrë në qelizat tona”, shpjegon për Zërin e Amerikës Dr Simon Clarke në universitetin Reading Microbiologist.

Kjo mund të ndikojë në imunitetin e njerëzve ndaj koronavirusit – si për individët që e kanë pasur sëmundjen, ashtu edhe për ata që janë vaksinuar.

“Edhe nëse fillojmë vaksinimin e të gjithë popullatës, është e pamundur të arrihet niveli 100 përqind- gjithmonë ndodh kështu. Dhe virusi vihet nën një presion për të favorizuar mutacione si ky, që e bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj vaksinave. Kështu që, dyshoj se kjo është hera e fundit që do të dëgjojmë për diçka të tillë”, thotë Dr Simon Clarke.

Britania njoftoi të martën se kishte dhënë dozën e parë të vaksinës tek më shumë se 10 milionë njerëz, deri tani shifra më e lartë në Evropë. Por nuk është ende e qartë nëse vaksinat janë aq të efektshme ndaj varianteve të reja – dhe ato mund të duhet të modifikohen.

“Ne po punojmë me kompani farmaceutike dhe shkencëtarë për të kuptuar nëse nevojiten modifikime të tilla, ku janë të nevojshme dhe si mund të përcillen për t’u përdorur në vijën e parë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sekretari Matt Hancock.

Afrika e Jugut, ndërkohë, mori të hënën furnizimin e saj të parë të vaksinës AstraZeneca.

Shkencëtarët thonë se shfaqja e varianteve të reja në të gjithë botën nënvizon nevojën urgjente për të filluar programe globale të vaksinimit dhe për të ulur transmetimin – pasi edhe popullatat plotësisht të vaksinuara mund të jenë në rrezik ndërsa virusi vazhdon të ndryshojë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result