Francë, 3,3 milionë raste me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22 139 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19). 

Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 22 139 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3 296 747.

Në spitale kanë humbur jetën 296 persona ndërsa në tre ditët e fundit 358 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave nga COVID-19 në 78 603.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 27 614 persona, prej të cilëve 3.245 në kujdes intensiv.

Ndërkaq, me 1 574 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 231 549.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 1 772 602 ndërsa 189 524 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Share This Article