Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka tërhequr vërejtjen se është shumë herët që të flitet për lehtësimin dhe heqjen e tërësishme të masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Në një postim, Johnson ka paralajmëruar se më 22 shkurt pritet të publikohet një udhëzim për lehtësimin e masave, aq sa të jetë e mundur.
Kryeministri britanik ka tërhequr vërejtjen se është ende e lartë shifra e të infektuarve, ndërkaq ka lutur njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai ka lavdëruar fushatën e vaksinimit që, sipas tij, po bëhet në shifra të larta. Deri të enjten, Britania e Madhe ka vaksinuar 11 milionë njerëz me dozën e parë, ndërsa deri më 15 shkurt synon të vaksinojë 15 milionë njerëz.
Furnizimi e vaksinën “Pfizer-BioNTech” pritet zgjerojë edhe më tej fushatën e vaksinimit. Në ndihmë ishullit britanik pritet t’i dalë edhe vaksina e tretë “Moderna” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.