Ne të gjithë kemi shqisën e gjashtë, por kjo nuk ka të bëjë fare me paranormalen. Përveç shikimit, prekjes, dëgjimit, nuhatjes dhe shijes, ne kemi edhe një shqisë të gjashtë të quajtur “proprioceptiv” (nga latinishtja proprius që i përket vetvetes), është aftësia për të ndjerë trupin në hapësirë për të cilin ne jemi në gjendje të prekim majën e trupit tonë, hundën edhe në errësirë, sepse ne e dimë mirë se ku është dora jonë dhe ku është hunda në fytyrën tonë.
Sistemi proprioceptiv nuk ka sy apo veshë, por shumë receptorë të ndryshëm të shpërndarë në të gjithë trupin për të mbledhur informacion dhe për të na bërë të kuptojmë, edhe me sytë mbyllur, ku jemi dhe në çfarë pozicioni jemi. Për shëmbull sistemi vestibular, në veshin e mesit, na bën të kuptojmë se ku ndodhemi në hapësirë, përmes tre kanaleve gjysmërrethore të orientuara në tre drejtime dhe otoliteve, mund të vërejmë nëse shkojmë përpara ose prapa, lart ose poshtë, nëse rrotullohemi rreth vetvetes apo përshpejtojmë, duke ruajtur kështu gjithmonë kontrollin dhe ekuilibrin e trupit.
Megjithatë, ne nuk jemi të vetëdijshëm për shqisën e gjashtë, sepse truri eliminon stimujt ndijorë vazhdimisht të pranishëm nga vetëdija në mënyrë që të mund të përballemi me gjëra të tjera.
Proprioceptimi, si shikimi, dëgjimi dhe shqisat e tjera, mund të ketë disa defekte dhe të mos funksionojë në mënyrën më të mirë. Mund të ndodhë përkohësisht tek ata që i nënshtrohen terapive me substanca citotoksike, si kimioterapia për tumoret, ose në momente të rritjes së shpejtë të organizmit, si për shembull në adoleshencë. Gjithashtu një dobësim nga liposuksioni ose akumulimi i muskujve në një kohë të shkurtër të body-builders mund të ndryshojë aftësinë për të ndjerë trupin, si dhe një traumë e muskujve ose ligamenteve. Proprioceptimi në këto raste mund të rikuperohet. Fizioterapia rehabilituese ofron ushtrime për proprioceptimin, të tilla si kushineta lëkundëse mbi të cilat mund të qëndroni dhe të gjeni stabilitet.
Por shqisat nuk mbarojnë këtu, është një shqisë po aq e rëndësishme dhe e lënë pas dore si enteroceptimi. Është shqisa që na paralajmëron për kushtet e organizmit nga brenda dhe shkon paralelisht me proprioceptimin për të na bërë të perceptojmë trupin në tërësi.
Kjo shqisë mbledh të gjitha llojet e të dhënave nga organet, nga qarkullimi i gjakut e kështu me radhë, duke na dhënë informacione që vijnë në vetëdije si uria, etja, dhimbja, nevoja për të shkuar në banjë, ose ato që mund të mos i vërejmë, si ritmi i frymëmarrjes ose i zemrës. Pa shqisat e fshehura do të ishim më shumë si një amebë sesa një qenie njerëzore.