Ish-Presidentja Vjosa Osmani është bashkuar me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK ka miratuar me 103 vota pro që Lumir Abdixhiku të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Po ashtu Osmani do të jetë edhe kandidate për Presidente, si propozim i grupit të LDK-së. Nesër rreth orës 18:00 pritet të mbahet edhe ceremonia zyrtare e bashkimit Abdixhiku-Osmani.
Kujtojmë që Osmani u përplas me Albin Kurtin pasi ky i fundit doli kundër rizgjedhjes së saj për një mandat të ri në krye të shtetit. Mos dakordësia për zgjedhjen e Presidentit të ri e futi Kosovën në një krizë politike.

