Albania
Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e Naum Veqilharxhit ekspozohet në muze
Ekspozita me 100 abetare origjinale është çelur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Përkrah abetares së Naum VeqilHarxhit, e shtypur në Bukuresht në vitin 1844, janë ekspozuar edhe 11 abetare të Aleksandër Xhuvanit.
Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e botuar nga Naum Veqilharxhi në Bukuresht është ekspozuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Nën emërtimin “Fort i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip. Për çdo sicilë që do të mpsonjë të kënduarit e të shkruarit shqip. Dhënë tani parherëmbi dritë, preji, gjendësit e bëntorit i këtyre të shkrumëve rea dhe këtij Ëvetarit. Naum Panajot Haxhi Llazar Bredhi, që i thonë Naum Veqil-Harxhi nga Bythkuqi i Kolonjës. Mot i parë 1844”. Por historiku dhe rrugëtimi i abetares shqipe në 100 vjet nuk do të ishte i plotë, pa punën e bërë nga figurat e tjera të rilindjes, që e pasuan atë, si Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Parashqevi Qirjazi apo edhe 11 abetaret e Aleksandër Xhuvanit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se përpjekjet për pavarësi do të ishin të paplota nëse do të mungonin iniciativat për vetëdijesimin e formimit kombëtar
”Mendoj se është një ekspozitë për t’u përgëzuar. Ka një histori tejet të madhe, sepse historia shekullore është lidhur ngushtësisht me gjuhën shqipe. Përpjekja për pavarësi s’do të kuptohej pa lëvrimin e gjuhës shqipe. Kjo është e lëvdueshme, se si një komb si yni ka arrit që të ketë një gjuhë unikale mes të tjerave. Kjo luftë s’do të kishte kuptim pa hartimin e alfabetit shqip edhe përpjekjen për abetaren e parë. Është ky aspekt që e bën të veçantë këtë ekspozitë me ekzemplarë të gjuhës shqipe”, thotë Margariti.
Për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, këto 100 abetare origjinale duhet që të nderohen vazhdimisht, pasi kështu jo vetëm ruhet trashëgimia që kemi, por edhe përpjekjeve që janë bërë për arsim u jepet vëmendja e duhur
“Është një ekspozitë me objekte konkrete, që mishërojnë fjalët. Janë 100 abetare origjinale, që nga viti 1844 deri tek e fundit 1942. Gati 100 vjet rrugëtim. Këto abetare janë vepra emrash konkret, figura me një kontribut që duhet ta nderojmë vazhdimisht. Një vend të veçantë zë Aleksandër Xhuvani që ka 140-vjetorin e lindjes, por e kujtojmë duke i kushtuar një stendë të veçantë 11 abetareve që ka bërë”.
Abetaret shqiptare nga viti 1844 janë shtypur në Stamboll, Bukuresht, Athinë, Selanik, Bruksel, Paris Konstancë dhe Firence. Ndërsa, abetarja e parë e shtypur në Shqipëri është e vitit 1899 nga Shoqëria “Bashkimi” në Shkodër./Shqiptarja/
Albania
Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.
“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.
Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.
Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.
“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.
Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.
Albania
VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.
Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.
Albania
“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.
Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.
“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.
-
Albania1 day agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania6 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania6 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK1 day agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania7 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK5 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota6 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova7 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
