Organizata e aeroporteve të Europës paralajmëroi sot për rrezikun e falimentimit ose të mbylljes së disa aeroporteve rajonalë europianë, nëse numri i udhëtarëve vazhdon të bjerë deri në fund të vitit.
“Gati 193 aeroporte do të përballen me paaftësi paguese në muajt e ardhshëm, nëse trafiku i pasagjerëve nuk rifillon deri në fund të vitit”, vlerësoi Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI).
“Këto janë kryesisht aeroporte rajonale që funksionojnë vetëm me fluturime të brendshme”, vazhdoi organizata.
Sipas ACI, nuk janë të imunizuar ndaj rrezikut të konsiderueshëm financiar edhe aeroportet dhe qendrat më të mëdha europiane, që kanë ulur kostot deri në maksimum dhe po përdorin tregjet financiare për të konsoliduar rezultatet e tyre, si edhe për të vendosur mburoja financiare./ATSH/