Agjenti i Hysaj po bisedon me 4-5 skuadra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për mbrojtësin kuqezi.

Ai e ka cilësuar shqiptarin si një nga më të mirët në sfidën që Napoli fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Lazios të enjten në mbrëmje.

Giuffredi foli edhe për kontratën e Hysajt me Napolin që përfundon në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovim janë ndërprerë.

Ai konfirmoi se po negocion me 4-5 skuadra të një niveli të lartë.

“Hysaj ka qenë mjaft i rëndësishëm për Napolin në fitoren ndaj Lazios. Ai rikuperim fantastik i topit ndaj Lazzarit dhe më pas nisja e aksionit të golit bënë që vendasit të hidhnin bazat e fitores së ndeshjes”, deklaroi Giuffredi.

“Është një lojtar i dorës së parë dhe meriton të luajë në një klub të dorës së parë. Jemi në negociata me 4-5 klube, tre prej të cilave italiane, megjithatë vetëm në fund të sezonit do të mund të zbulohet e ardhmja e tij”.

Elseid Hysaj po mbyll sezonin e tij të 6 me fanellën e Napolit, ku u transferua verën e 2015-ës bashkë me trajnerin Maurizio Sarri nga Empoli, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka luajtur 219 ndeshje dhe ka shënuar një gol. 

Share This Article