Spanja e ka mposhtur thellë 6:0 Gjermaninë sonte në shtëpi duke e siguruar kalimin në finalet e Ligës së Kombeve.
Ferran Torres ka realizuar “hat-trick” për Spanjën (33’, 55, 71’), ndërsa nga një gol e realizuan Alvaro Morata (17’), Rodri (38’) dhe Mikel Oyarzabal (89’). Torres është bërë lojtari i parë i Spanjës që i ka realizuar tre gola kundër Gjermanisë në një ndeshje.
Spanja ka përfunduar në pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës A me 11 pikë, dy më tepër se Gjermania.