Ahmeti: Asnjë zyrtar i shtetit nuk mund të marrë vizë të SHBA-së pa e hequr taksën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është unik, duan suspendim të taksës.

Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka kërkuar heqjen e taksës, ndërsa kryeministri Haradinaj ka qenë kundër largimit të kësaj takse.

Ai ka thënë se deri më tani nga Amerika ka pasur kërkesa miqësore, dhe se nuk beson se ata do të vendosin sanksione ndaj Kosovës.

“Ambasadori Kosnett tha se ne me Kosovën jemi miq, por kërkojmë nga ju që të na dëgjoni, sepse kjo ka të bëjë edhe me interesat e Amerikës. Nuk ka ardhur koha e kërcënimeve”, tha ai.

Kryetari i PSD-së ka thënë se Amerika tashmë e ka dhënë paralajmërimin e saj pasi u ka ndaluar të gjithë zyrtarëve nga Kosova të udhëtojnë për në SHBA.

“Hapi i parë që ka marrë Amerika është se nuk jep më viza për zyrtarët e Kosovës, qoftë nga pozita apo opozita, deputetë…Nuk e kisha quajt vendim formal. Megjithatë po thonë se ma mirë mos lypni të shkoni në Amerikë, sepse nuk duam t’iu refuzojmë, por e kemi si vendim dhe qëndrim se pa u pezulluar kjo taksë nuk mundeni të vini në SHBA”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nuk është se politikanët do të mbesin keq pa shkuar në Amerikë, por duan që kjo e fundit ta kuptojë Kosovën.

“Duhet t’u bëjmë një kërkesë të sinqertë Amerikës, të kthehemi në bisedime pa kushte”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply