Rakitiç nuk mendon largimin nga Barcelona

albnews
By
1 Min Read

Mesfushori kroat ka deklaruar që është shumë i lumtur në skuadrën nga Camp Nou.

Ivan Rakitiç, deklaroi publikisht dëshirën e tij për të vijuar bashkëjetesën me Barcelonën.

30-vjeçari, nënkampion bote, kontribuoi për të çuar Barçën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me një gol në fitoren 6-1 ndaj Sevillas dhe menjëherë pas suksesit mesfushori i “blaugranave” e ktheu vëmendjen tek e ardhmja e tij.

Rakitiç zbulon se është i vendosur për të siguruar rinovimin e kontratës me Barcelonën.

“Që kur kam ardhur në Barcelonë e kam thënë dhe përsëritur më shumë se njëherë se dëshira ime është të qëndroj këtu”, theksoi ai.

“Ndihem shumë i lumtur në këtë ambient, ndaj dëshiroj të qëndroj sa më gjatë te Barcelona, për këtë arsye i kam bërë dhe presidentit një kujtesë lidhur më këtë çështje, duke e shtyrë drejt rinovimit të kontratës”, deklaroi Rakitiç.

Kroati ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021 dhe shpreson që klubi t’i ofrojë rinovimin e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply