Aksident, dy shqiptarë të vdekur në Itali

albnews
By
1 Min Read

Dy shqiptarë të vdekur në Itali. Sipas mediave italiane një aksident që ka ndodhur në dalje të Bitonto, i ka marrë jetën dy shqiptarëve si dhe është plagosur një tjetër.

Dy automjetet, një “Renault Clio” dhe një “Ford Kuga” janë përplasur natën në autostradën A14.

Përplasja ka qenë e fortë sa i ka marrë jetën dy shqiptarëve, një burri 56 vjeç dhe një gruaje 82-vjeçe.

I plagosur rëndë ka mbetur dhe shoferi i “Ford Kuga”, një shtetas italian 44-vjeç, efektiv i policisë rrugore.

“Ndihma për të dy shqiptarët ishte e kotë”, shkruajnë mediat italiane, ndërsa autostrada për disa orë është mbyllur.

Share This Article