Aksident në rrugën e Arbrit, përmbyset automjeti mbi urën 158 m të lartë. Dy të rinj transportohen drejt spitalit. Çfarë u bë shkak?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit mbrëmjen e sotme (08 Nëntor), ndërsa një automjet është përmbysur mbi urën 158 metra të lartë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në dalje të tunelit të tretë të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Automjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen r shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.

Share This Article