Në mjetin tip “Land Rover” me targa italiane që u bë shoshë në Rrugën e Kombit pas përplasjes me një autobus po udhëtonin babë e bir nga Kosova.
Ora News mëson se makina drejtohej nga babai, Hysen Saitaj, i cili ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa djali ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Rrëshenit.
Drejtuesi dhe pasagjeret e autobusit fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:22, ku mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane.
Drejtuesi i mjetit autobus është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.