Albin Kurti në Bruksel, përfundon takimin me liderët evropianë për dialogun me Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me udhëheqësit evropianë pasi ka mbërritur në Bruksel ditën e sotme.

Kurti u takua sot me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ndërsa më pas do jetë Vuçiç ai që do takohet po ashtu me liderët evropianë.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë në vazhdimësi të procesit që filloi fundjavën e kaluar, diplomatët nga Europa dhe të dërguarit perëndimorë vizituan Prishtinën dhe Beogradin.

Sakaq, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve tha negociatat do jenë të hapura me vendet dhe nuk do ketë një ofertë të tipit “merre ose lëre”.

Share This Article