Albin Kurti: Vendimi i GJND-së, vula përfundimtare për Kosovën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik të vitit 2010, ku u vendos që shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ishte vula përfundimtare.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se vendimi i GJND-së konfirmoi atë që mbështetësit e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës.

Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Kurti në Twitter

Ndërkaq, më herët presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, 13 vjet më parë, ka konfirmuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani shkruan se ky vendim duhet të shërbejë si një thirrje për vendet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e wKosovës, që të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

GJND 13 vjet më parë ka konfirmuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Osmani.

Share This Article