ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 6 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 6 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 6 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 12 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 12 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Alioski respekton Kosovën, por synon Evropianin me Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
3 September, 2020
in Show - Biz
0
Alioski respekton Kosovën, por synon Evropianin me Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një nga futbollistët më të mirë te Maqedonia e Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski ka thënë se ka respekt të madh për përfaqësuesen e Kosovës. Mirëpo, ai ka shtuar se me Maqedoninë e Veriut synon të kualifikohet në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, që është shtyrë për vitin e ardhshëm shkaku i pandemisë COVID-19. Maqedonia e Veriut do ta presë Kosovën më 8 tetor në Shkup, në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të edicionit të parë të Ligës së Kombeve. Fituesi i këtij dueli do të luajë në finale më 12 nëntor kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër ndërmjet Bjellorusisë e Gjeorgjisë për një vend në “Euro 2020”. Alioski, që është lojtar i Leeds Unitedit, ekip që është rikthyer në Premier League për edicionin e ri, në një intervistë të mërkurën për mediumet maqedonase ka kërkuar që të mos përfshihet politika në ndeshjen me Kosovën.

“Dëshira ka qenë që me Leedsin të ngjitemi në Premier League, synim të cilin e arritëm dhe tash më mbetet të shkoj në Evropian me Maqedoninë e Veriut. Në ndeshjen kundër Kosovës do të jap maksimumin nga vetja. Synimi im është që me Maqedoninë e Veriut të arrij diçka historike, siç është kualifikimi në Evropianin që mbahet vitin tjetër. Kemi gjasa të mira për kualifikim në këtë ngjarje”, është shprehur Alioski për televizionin shqiptar TV Shenja.

RelatedPosts

Studimi/ Nivelet e ulëta të vitaminës B12 çojnë në atrofi cerebrale 

Shkalla e krimeve të rënda të kryera nga të huajt zbulohet – ‘e turpshme’

Fituesja venezueliane e Çmimit Nobel i thotë BBC-së se i njeh ‘rreziqet’ e udhëtimit në Oslo pas muajsh të tërë fshehjeje (video intervista)

Alioski është vetëm një nga pesë futbollistët shqiptarë që rregullisht ftohet te Maqedonia e Veriut. Pjesë e ekipit janë edhe Enis Bardhi, Arijan Ademi, Visar Musliu e Egzon Bejtullai.

“Nuk duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. Është ndeshje që duhet disiplinë dhe respekt. I respektojmë, por edhe ata duhet të na respektojnë neve, sepse është vetëm sport, nuk luajmë për politikën që ka ndodhur para shumë vitesh. Edhe Maqedonia e Veriut ka shumë shqiptarë, nuk ka lidhje se kush do të shkojë në fund në Evropian, le të shkojë më i miri”, ka insistuar Alioski.

Maqedonia para se të luajë ndaj Kosovës, të shtunën, në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve do ta presë në Shkup përfaqësuesen e Armenisë, derisa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim ndaj Gjeorgjisë. Për këto dy ndeshje, seleksionuesi Igor Angelovski ka ftuar pesë futbollistët shqiptarë: Alioskin, Musliun, Bejtullain, Bardhin dhe Ademin. Krahas Musliut, edhe qendërmbrojtësi Visar Musliu synon sukseset me fanellën e Maqedonisë së Veriut, ndonëse më shumë është fokusuar tek dy përballjet e këtij muaji.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result