Ambasada e SHBA-së në Beograd mohon se qëndron prapa protestave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara nuk janë organizatorë apo financues të protestave “1 nga 5 milionë” në Serbi, thonë nga Ambasada e SHBA-së në Beograd.

“Ne nuk e dimë pse, por “Informeri” refuzon të publikojë faktet. Detyra jonë është të kuptojmë Serbinë. Takimet e rregullta me politikanët qeveritarë dhe opozitarë, si dhe të tjerët në të gjithë Serbinë, janë pjesë e punës. Shtetet e Bashkuara nuk janë as organizator dhe as një financues të protestës “1 në 5 milionë”, dikush po gënjen” , thuhet në mesazhi e Ambasadës në Twitter.

Gazeta “Informer” disa ditë më parë publikoi foto ku sipas tyre dëshmohet se Ambasada e SHBA-së dhe njerëzit e saj për operacione të veçanta qëndrojnë pas protestave në Beograd që filluan nga dhjetori i vitit të kaluar. Në një nga tekstet e tyre thuhet se “nuk ka dilemë që Departamenti Politik i Ambasadës Amerikane në Beograd po koordinon demonstratat dhe po jep udhëzime organizatorëve të protestës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply