Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendi nuk do të blejë e as të vazhdojë të shfrytëzojë pajisje 5G të cilat vijnë nga shitës të pabesueshëm.
Lidhur me këtë vendim të Qeverisë ka reaguar ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka përgëzuar Qeverinë Hoti.
“Ne e përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjeti i saj 5G vjen përmes rrugëve të pastra, dhe jo nga shitës të pabesueshëm, në përputhje me marrëveshjen e Washingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë dixhitale të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.
https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1317090069765902336&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fambasadori-amerikan-pergezon-qeverine-per-vendimin-rreth-pajisjeve-5g%2F&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px