Ambasadori gjerman: Shembja e Teatrit Kombetar e nxituar, më shqetëson

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori gjerman shpreh shqetësimin për situatën pas shembjes së Teatrit Kombëtar. 

Ambasadori Botschafter Peter Zingraf  nuk fsheh habine per shembjen e nxituar te Teatrit.  

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, tha ai.

Share This Article