Përbuzja për të kaluarën dhe obsesioni për të ardhmen. “Kultura jonë rrezikon të kalojë tek fleta e bardhë”. Intervistë me Francis O’Gorman
Përbuzje e madhe për të kaluarën, harrim i historisë dhe obsesion për të ardhmen. Pasmodernizmi që ngrihet mbi shpresën e ethshme dhe ideologjike të dëshirës për ndryshim, por që duket vetëm si maska e konformizmit më rigoroz. Po mbesim jetimë. Është “Forgetfulness”, libri i Francis O’Gorman, Docent i Letërsisë Angleze në University of Edimburg. Shikon me trishtim dhe shqetësim çka po ndodh prej ditësh në Angli, ku statujat e lidhura me të kaluarën koloniale dhe skllavëruese të Perandorisë Britnaike janë hequr ditën për diell. “Mendoj se ekziston nj rrezik i vërtetë në bërjen e politikës së historisë, që na bën të harrojmë atë që duhet ta mbajmë në mendje”, thotë O’Gorman për Il Foglio. “Natyrisht, nuk është e vështirë të kuptohet se pse pronarët e skllevërve dhe kolonialistët që janë objektivi aktual i protestës duhet të mos pëleqehen dhe të përfundojnë në qendër të zemërimit. Çdo herë që kaloj përpara statujës së Oliver Cromwell të bërë nga Hamo Thornycroft jashtë Westminster Palace i përçmoj veprimet e Cromwell në Irlandë dhe kaosin që ka shkaktuar në Mbretërinë e Bashkuar, ama shkatërrimi i statujës do të ishte sikur të mos ketë ekzistuar. Sipas meje, statuja e Colston në Bristol dhe e Rhodes në Oxford mund të përfundonin fare mirë nëpër muzeume, por, të kërkosh të harrosh historinë duke ia fshirë imazhet, është rrezik i madh”.
Denigrimi i së kaluarës është tashmë shenjë e një respektueshmërie intelektuale.
“Midis intelektualëve liberalë, shtë preferenca për një lloj të ri historie, në të cilën e kaluara duhet të shqyrtohet kryesisht për të ekspozuar dështimet e saj. Në debate të ashpra lidhur me emigracionin dhe sulmet ndaj prëvetësimit kulturor nëpër universitete, historia perëndimore fshikullohet si një zonë kriminaliteti dhe barbarie”. Është ideja, vazhdon O’Gorman, “se të gjitha kulturat janë njëlloj të pranueshme dhe për t’u afirmuar në çdo moment. Anipse në mënyrë implicite, multikulturalizmi presupozon se pasi çdo kulturë ka të drejtë që të respektohet ose, të paktën, të jetë e çliruar nga çdo gjykim, atëhere një larmi kulturash mund të bashkëjetojë në mënyrë harmonike në të njëjtën hapësirë duke ruajtur identitetet e tyre. Në mendjet e intelektualëve liberalë më ekstremë, ky koncept harmonie reciproke nganjëherë është bashkuar me argumentime më të guximshme sipas të cilëve “identitet kombëtar” dhe “identitet kulturor” janë mite, forma vetëdijeje false ose instrumenta ideologjikë përçarës”.
O’Gorman flet për “siklet nga historia” në kuptimin e vërtetë të fjalës.
“Harresa e parë qenë ndryshimet intelektuale – për të folur në përgjithësime të mëdha – e pëefshira në kalimin nga kulturat e kujtesës e Mesdheut të lashtë tek preokupimet moderne drejt së ardhmes. Greqia dhe Roma e lashtë kishin respektin e privilegjuar për të kaluarën si motiv identiteti. Shikohet nga respekti i tyre për paraardhësit, por më gjerësisht në kuptimin e tyre të traditave lokale, të zakoneve dhe të feve të një qyteti, thelbësore për përkatësinë. Jam i prirur ta krahasoj kulturën e lashtë të kujtesës me tonën për të bërë që të shfaqet më qartë sesi është amnezia e modernizmit. Për shembull, i gjej ndryshimet intelektuale nga bota e lashtë nëpërmjet Shën Agostinit, Revolucionit Francez, lindjes së futurizmit e kështu me radhë. Por përveç kësaj jam i interesuar për zhvillimet teknologjike nga fillimi i shekullit të XIX e këtej, që ka inkurajuar përcaktimin e prioriteteve për të ardhmen dhe gjithnjë e më shuml indiferencën për të kaluarën. Ky është një problem i rëdndësishëm pasi ka të bëjë me normat mendoreë si të thuash, me të cilat jemi mësuar pa e kuptuar domosdoshmërisht për atë që na detyrojnë të bëjmë në prishjen e historive dhe traditave. Nuk dua të jem nostalgjik apo idealizues. Ka shumë gjëra në të kaluarën nga të cilat jemi të lumtur që jemi çliruar. Ama në universitetet moderne ka një lloj banalizimi të së kaluarës dhe, njëkohësisht, ndejsia se e kaluara është aty vetëm për t’u kritikuar. Dominimi i ideve liberale mbi historinë ka bindur intelektualët se pozicioni më i sigurtë dhe më vetëafirmues ndaj së kaluarës është ai kritikues. Kjo është një ide që është ndërthurur me problemet e shkaktuara nga kthesa gjuhësore. Qëndrimet liberale ndaj studimit të arritjeve historike janë instaluar mjaftueshëm në jetën intelektuale dhe në premisat politike, kritike e kulturore të atyre që janë edukuar brenda traditës neoliberale, të cilat janë bërë thuajse të pamundura për t’u vënë në diskutim. Këto qëndrime kanë siguruar kushtin e çuditshëm e të qenit një indikator statusi, duke e problematizuar debatin pas më i dobëti i mendjeve liberale ka ditur të mbrohet nga kritikat duke pohuar se çdo lloj sfide, në një nivel të caktuar, duhet të jetë etikisht i dyshuar, tregues tolerance apo paragjykimi i kundërshtarit. Në rastin më të keq, kjo ka parë ndalimin më shumë sesa diskutimin, censurën në vend të analizës”.
Në kohë globalizimi, kujtesa megjithatë është vendimtare.
“Pyetet sesi do të jetë globalizimi pas Covid-19. Por problemi më i gjerë ka të bëjë me motivin për të cilin kujtesa është e rëndësishme. Komunitetet me tradita të përbashkëta, me një ndjenjë kolektive të asaj që është bërë, të asaj që është realizuar, janë më të fortë. Ajo që më preokupon tek globalizimi është ajo që preokupon njerëz të tjerë: globalizimi duket se premton shumëfishtësi, por ajo që praktikisht arrin është një konformizëm i mërzitshëm. Kujtesa na tregon për arritjet e jashtëzakonshme e të ndryshme të së kaluarës (natyrisht, kur janë të admirueshme) dhe na fut në diversitetin befasues të historisë, në çudinë dhe në praninë e saj. Duke shikuar traditat dhe arritjet historike, nuk gjejmë asgjë që të jetë thjesht statike, por realizime që janë gjithmonë të disponueshme për t’u rivlerësuar, rimenduar. Sukseset e historisë nuk janë të ngrira, por na thërrasin gjithmonë që të reflektojmë gjithnjë e më intensivisht lidhur me atë që e kaluara ka bërë, çfarë mund të nënkuptojë dhe çfarë vazhdon të jetojë në mënyrë të dobishme midis të vdekurve”.
O’Gorman paraqet një perspektivë psikanalitike.
“Ka kaq shumë gjëra për të thënë për Freud në raport me harresën. Një prej sfidave më të mëdha psikike, siç e percepton Freud, është të përshtatesh me të renë. Freud e ka menduar nëpërmjet një miti. Dhoma e tij ishte plot me objekte religjionesh të lashta dhe mendja e tij ishte e përthithur nga aftësia potencialisht e dobishme e miteve dhe e religjioneve për t’i sugjeruar mënyra mendimi jetës dhe problemeve tona psikike. Historia e Edipit, mendon Freud, na tregon se një dëshirë për të renë është jo vetëm e lindur tek qeniet njerëzore, por edhe teatër katastrofash. Diçka në jetën psikike, reflekton Freud, e bën objektin e ri me dëshirë të thellë dhe diçka që nuk mund ta durojmë. Çfarë bëjmë me jetët tona psikike duke jetuar në kultura që vazhdojnë të na thonë se e reja është ajo për të cilën kemi nevojë dhe që duam ta dëshirojmë? Cilat janë pasojat psikike e prishjes me të kaluarën tonë në kërkimin e asaj që nuk mund të durojmë?”.
Kjo risi e përhershme është një presion ndaj konformizmit.
“Qëllimisht apo rastësisht, ekzistojnë shumë mënyra ku kultura moderne na inkurajon të konformohemi ndaj idesë së përgjithshme se ajo që ka rëndësi është ajo që do të vijë më pas. Në këto terma, ajo që ka vlerë është e reja. Ky prioritet për të renë ekziston edhe të mësimdhënia. Pyetja që universitetet i bëjnë parasëgjithash një pedagogu është “Çfarë ka risi në këtë mësimdhënie?”. Nuk dëgjon kurrë “Ajo që ka kuptim?”. Për të mos folur për “Ajo që është e mirë?”. Dhe, po, kjo prodhon një nivel të konsiderueshëm konformizmi të fshehur nën formën e së resë”.
Sipas O’Gorman vetë multikulturalizmi, i çuar në pasojat ekstreme, bazohet mbi këtë harresë të historisë.
“Nga njëra anë, është për mua një gëzim i madh, së të thuash, që të ndaj kujtime kulturore që nuk janë të mitë. Jam magjepsur për një kohë të gjatë nga Armenia e nga zakonet armene dhe, besokj, është një privilegj që mund të njoh në mëynrë të respektuar diçka nga kultura dhe tradita të tjera. Një prej gëzimeve të udhëtimit – kur mund ta bënim – ishte të arrije të njihje diçka nga mënyra të ndryshme të jetuari, tradita të ndryshme. Por, të paktëm sipas meje, sigurisht që ka diçka të vështirë në miratimin akritik të një nocioni multikulturalizmi di ideal. Jemi kthyer sërish në konformizëm. Multikulturalizmi propozon idenë që shumë kultura mund të jetojnë krah për krah në të njëjtën hapësirë. Kjo është një ide interesante dhe optimiste, por në praktikë mënyra ku kjo funksionon është rrafshimi i të gjitha traditave dhe kulturave në të njëjtin identitet (zakonisht konsumistik). Do të ishte e gabuar nga ana ime t’i bishtnoja pyetjes, akoma më të vështirë, që ka të bëjë me humbjen e traditave kulturore dhe identiteteve pasuese të emigracionit. Natyrisht, dijmë se emigracioni ka qenë norma e historisë dhe një motor i madh zhvillimi i kulturës.
Ama ta pranosh nuk është për të shmangur çështjen e zhveshjes kulturore, e kulturave mikpritëse që humbasin identitetin e tyre, pasi paosjat e emigracionit modern janë injoruar apo qëllimisht keqparaqitur. Debati është aq i polarizuar sa që reflektimi lidhur me emigracionin është bërë thuajse i pamundur. Intelektualët universitarë e kanë çuar debatin në ekstremin e majtë: e mira e “diversitetit” është shndërruar thjesht në siguri, pa i eksploruar implikimet e tij. Për hir të së vërtetës, “diversitet” në përvojën time nënkuptoin saktësisht të kundërtën: qëllimi i pjesës më të madhe të mbështetësve të tij është ai i bërjes së të gjithëve thjesht vetëvetja. Nuk është për t’u mrekulluar se pse e djathta ekstreme ka kapur terrenin alternativ. Duke mos lejuar pyetje apo debate, intelektualët kanë krijuar hapësirën kulturore për antagonizmin e dhunshëm. Rasti im, kundërrrymë, është që të mund të bëhen pyetje dhe të kërkohen përgjigje. Është jashtëzakonisht e vështirë të arrish ta bësh dhe shqetësohem për pasojat potenciale e refuzimit të së majtës për të shqyrtuar premisat e saj”.
Së fundi, arrihet tek tema e pasidentitetit, rezultat i kësaj harrese të madhe.
“Është e frikshme për mua”, konkludon O’Gorman. “Sigurisht, identitetet ndryshojnë. E mësojmë në vetë jetët tona. Për shembull, rrënjët e mia irlandeze janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme dhe, në shkallë shumë më të gjerë, dijmë se pjesa më e madhe e kulturave janë hibride në mënyra të rëndësishme: absorbimi i Greqisë nga ana e Romës; absorbimi i Venedikut me shumë tradita të ndryshme kulturore, nga Bizanti tek Austria. Ama nuk bëhet fjalë për pasidentitet. Bëhet fjalë për atë që në termat e kopshtarisë quhet “trapiantim”. Por fshirja, rrafshimi i thjeshtë i të gjitha identiteteve në të njëjtën form pa traditë, pa histori, është një rrezik psikik dhe kulturor. Karl Marksi mendonte se shteti ideal i qenies ishte të jetonte kur historia të ishte ndalur: kur nuk do të kishte më asgjë për të shkruar, pasi asgjë nuk do të ndryshonte. Duhet të rizbulojmë një marrëveshje kolektive ku traditat janë të çmuara dhe shprehje e një identiteti. Këtu kthehet tek Freud. Ideja e Freud është se ajo që bëjmë si qenie njerëzore është se kërkojmë t’i përshtatemi humbjes së sigurisë, kërkojmë të menaxhojmë traumën që kemi qenë fëmijë, që kemi lindur. Në dritën e idesë së Freud, nuk jam i sigurtë se po e bëjmë, duke harruar sigurinë e lidhjeve me të kaluarën. Është vërtet një formë vdekjeje kulturore”.